Një pastor i krahut të djathtë në Amerikë ka provokuar masën duke thënë se është më mirë që fëmijët t’i lëmë të mbyten në ujë se sa të lexojnë librat “homoseksualë” të Harry Potter, transmeton Klan Kosova.
Kevin Swanson, pastori në Kishën Reformative të Elizabeth në Colorado, i ka sulmuar seritë e shkrimtares JK Rowling, dhe po ashtu edhe filmin e fundit të animuar “How Do You Train Your Dragon”.
Ai ka folur në Konferencën e Lirisë Fetarë Ndërkombëtare, kur deklaroi se mësuesi i Harry Potter, Dumbledore, ishte homoseksual.
“Për dhjetëra miliona prindër do të ishte më e mirë që një gur mulliri të varej rreth qafës së fëmijëve të tyre dhe ato të mbyteshin në fund të detit”, ka thënë pastori.
Kjo nuk është hera e parë që Swanson ka folur rreth filmave dhe librave të destinuara për fëmijë.
Gjatë vitit të kaluar ai ka lëshuar akuza edhe rreth filmit të Disney “Frozen”, duke e cilësuar si një mjet për shpërlarjen e trurit dhe për të indoktrinuar fëmijët në kthetrat e homoseksualitetit.
https://www.youtube.com/watch?v=ZxMS3KNPa38
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.