Një kameriere që detyrohej të mbante të mbathura take gjatë gjithë ndrrimit të saj është bërë sensacion në internet pasi e ka postuar një fotografi në Facebook ku shihen gishtrinjtë të gjakosur.
Nicola Gavins nga Kanada e ka postuar fotografinë e një kolege të saj dhe ka thënë se gishtrinjtë e saj po gjakosnin aq shumë sa që kishte humbur një thua, transmeton Klan Kosova.
Sipas saj, menaxheri i restorantit i kishte qortuar kamarierët pse mbathin këpucë të rrafshta dhe i kishte detyruar të mbathnin gjatë tërë kohës take.
Fotografia e këmbëve të gjakosura së bashku me shkrimin poshtë saj është shpërndarë në më shumë se 11 mijë herë.
“Për çdo kënd që ha në restorantet Joey. Politikat e tyre janë që femrat kameriere të mbathin take, përveç rastit nëse ato kanë leje nga mjekët. Shoqes time po i gjakosnin gishtrinjtë deri në atë pikë sa ajo e humbi një thua dhe ajo prapë nuk ka të drejtë që të mbath këpucë të rrafshta”, ka shkruar ajo mes të tjerash në Facebook.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.