Lajmet e fundit

Anësori i Manchester Cityt, Jack Grealish ka zbuluar ritualin e tij të ri që bën çdo natë para se të fle.
Së fundi, Grealish pasur probleme muskulore, duke bërë që ai të mungojë ne paraqitje me klubin.
Përmes rrjetit social, Instagram, ai iu tregoi fansave se shkon çdo natë në saunë, me temperaturë deri në 110 gradë celsius.
"Sauna shumë e mirë çdo natë para gjumit. Dhe pastaj ajër të pastër për 10 minuta”, shkroi Grealish.
Sipas The Sun, përcjell klankosova.tv, Grealish dhe partnerja e tij posedojnë saunën personale në rezidencën e tyre që iu ka kushtuar 6 milionë paund.
Mgjithëse ka pranuar se i pëlqen t’i thyejë rregullat, Grealish është një profesionist dhe merr masa për t'u kujdesur për trupin e tij.
Grealisht konsiderohet si një njeri i rutinës, ai gjithmonë porosit të njëjtat ushqime kineze me vlerë 56 £ nga Wing's Restaurant pas çdo ndeshjeje në Etihad Stadium, shkruan Sport Bibile, përcjell klankosova.tv