Shumica e fabrikave të montimit të Toyota-s në Japoni u rihapën të mërkurën pasi sistemi kompjuterik që përpunon porositë e pjesëve të automjeteve dështoi, që shkaktoi ndaljen e prodhimit.
Problemi është duke u hetuar.
“E kemi kuptuar se mosfunksionimi i sistemit nuk është shkaktuar nga një sulm kibernetik. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të hetojmë shkakun”, tha Toyota. “Prodhimi pritet të rifillojë në 25 linja në 12 fabrika japoneze”.
Në një deklaratë tjetër, Toyota tha se shitjet dhe prodhimi të kompanisë ishin të dyja më të larta këtë korrik se një vit më parë.
Shitjet e Toyota-s në mbarë botën u rritën me 7.8% në korrik dhe prodhimi global u rrit 14.6%. Krahasuar me vitin e kaluar shitjet u rritën për 5.5%, ndërsa prodhimi global për gjysmën e parë të 2023 u rrit për 12.5%.
Një sulm kibernetik në korrik e detyroi Toyota-n të mbyllte operacionet në qendrën e saj kryesore të transportit në Portin e Nagoyas. Një sulm i ngjashëm në shkurt 2022 mbylli prodhimin e Toyota-s për disa ditë pasi furnizuesi i pjesëve Kojima Industries u hakua. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.