Lajmet e fundit

Mesfushori kosovar, Edon Zhegrova, që luan te skuadra franceze, Lille, është kthyer në stërvitje këtë të martë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi francez, ku ka postuar disa fotografi me të kthyerit nga kombëtaret e tyre, e që një nga ta është edhe Edon Zhegrova, i cili u përjashtua para ndeshjes kundër Qipros nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Për përjashtimin e Zhegrovës, Aro Muric dhe Florent Muslija nga grumbullimi i shtatorit, FFK-ja tha se lojtarët kanë thyer rregulloren duke dalë natën vonë.
Në lidhje me këtë ka reaguar vetë Zhegrova, i cili përmes një postimi në Instagram ka thënë se është lajm i pavërtetë dhe se të vërtetën do ta thotë në fushë.