Google është rikthyer në funksion pasi ra të premtën për mijëra përdorues në mbarë botën.
Siç raporton Metro.co.uk, përcjell Klankosova.tv, Gmail dhe Google News gjithashtu duket se u prekën.
Përveç në Mbretërinë e Bashkuar, problemet janë raportuar gjithashtu në SHBA dhe Australi, sipas uebsajtit Down Detector.
Miliona kërkime në Google bëhen çdo minutë, ndërsa shërbimi i postës elektronike i kompanisë Gmail mendohet të ketë më shumë se 1.8 miliardë përdorues.
YouTube, një tjetër produkt i njohur i Google, duket se nuk është prekur. Kompania nuk ka komentuar ende për problemet.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.