Lajmet e fundit

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në minutën e 33-të të takimit.
Gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti për suharekasit, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Jashanica.
Me rezultatin aktual, Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 30 pikë, shtatë më pak se Drita që është në pozitë e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa Llapi gjendet në pozitën e tetë me 17 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj që është një pozitë më poshtë.
Ndeshjen Ballkani – Llapi mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova.