Lajmet e fundit

Drita e ka zhvilluar sot ndeshjen e mbetur ndaj Suharekës, të cilën e fitoi me rezultat 4-2.
Me këtë triumf, "Intelektualët" tani e kryesojnë të vetëm renditjen tabelare në Superligë, me 28 pikë, tri më shumë se Ballkani që tashmë gjendet në pozitën e dytë, raporton Klankosova.tv.
E pas takimit me të "verdhët' suharekasë, klubi nga Gjilani ka shtruar darkë për kryesinë e skuadrës me të cilën u ballafaquan sot.
[caption id="attachment_2430929" align="alignnone" width="758"]
Kryesia e FC Dritës dhe ajo e FC Suharekës, duke darkuar së bashku[/caption]
Në fotografi shihet Feti Murseli i Dritës i cili është në krye të vendit, teksa pranë tij qëndron presidenti i FC Suharekës, Rrustem Alijaj, njofton Klankosova.tv.
Poashtu në tryezë ishin edhe antarë të tjerë të të dyja kryesive, drejtorët sportivë e trajnerët!