Një grua nga Texasi, në Amerikë, e cila ishte adoptuar dhe rritur nga një familje me ngjyrë pas 70 vjetësh e ka zbuluar se është e bardhë.
Duke bërë kërkime për nënën e saj të vërtetë, ajo e ka kuptuar se nuk i takon racës së zezë, pasi që prindërit e saj biologjikë, ishin të bardhë.
Verda Byrd, e kishte pranuar si të mirëqenë tregimin se është zezake, për shkak se kështu i ishte thënë tërë jetën.
Gruaja nga Converse, Texas, kishte lindur në vitin 1942, në një familje të bardhësh dhe kishte 10 motra e vëllezër.
Pasi babai i tyre i kishte lënë dhe nëna e tyre ishte sëmurë rëndë, fëmijët ishin detyruar ta lëshojnë shtëpinë e tyre.
Jeanette ishte adoptuar nga Ray dhe Edwinna Wagner, një familje zezakësh në Newton, Knasas, që qëndronin mirë financiarisht. Në familje ajo u rrit si fëmija i tyre i vetëm.
Më vonë ajo u quajt Verda Byrd. Prindërit e zinj, e adoptuan kur ajo ishte 5 vjeçare.
Sidoqoftë, kur ajo e kishte kuptuar origjinën e saj të vërtetë, kjo nuk kishte ndikuar aspak që ajo të ndryshonte këndvështrimin për veten, si e bija e dy prindërve zezakë.
“Jam rehat me faktin e të qenit grua e zezë”, ka thënë ajo, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
