Lajmet e fundit

U raportua vazhdimisht se e kërkonin Ilir Dajën për trajner.
Meqenëse strategu shqiptar është nën kontratë me Ballkanin, Partizani i Shqipërisë vazhdoi të kërkonte alternativë dhe në fund detyrën e shefit të shtabit teknik, ia besuan serbit, Aleksandar Veselinoviq.
Ish futbollisti i Crvena Zvezdes, Beçejit të Vojvodinës e Radniqkit të Nishit, do t'i udhëheq të kuqtë e Tiranës në kampionatin elitar shqiptar, njofton Klankosova.tv.
Veselinoviq si trajner ka udhehequr edhe Vojvodinen, Suboticen e Çukariqkin në Serbi, derisa ka pasur edhe disa eksperienca jashtë këtij shteti, përfshirë Arabinë Saudite.
Të vetmin sukses që serbi ka pasur në karieren e tij si timonjer skuadre, ka qenë shpallja veç një herë "trajneri i javës" nga gazeta "Arab News".