Xhandarmëria e armatosur e me maska, doli t’i shtypë ata që guxuan të shtunën të protestojnë kundër paradës ushtarake.
E derisa ishte blinduar i gjithë perimetri i gjerë i Beogradit, nën regjimin e Aleksandar Vuçiqit, Serbia mbajti paraditen e kësaj dite defileun që e quajti më të madhin militar, me rreth 10 mijë ushtarë e 600 mjete ushtrie.
Në këso ngjarje nuk ka si të mungojë i shkarkuari e i dënuari në Bosnje, ish-president i Republikës Serbe, Millorad Dodik, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, si edhe ministrat e mbrojtjes së Hungarisë e Qipros, derisa mysafiri kryesor këtu është Mohamed bin Zayed al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendit që ka investuar shumë në Serbi.
Në paradë u shfaqën avionë, tanke e sisteme kundërraketore që Beogradi i ka blerë apo i ka dhuratë, kryesisht nga aleatja kryesore Rusia, por edhe nga shtetet tjera.
Ekspertët e fushës së sigurisë e konsiderojnë këtë paradë si zgjatim të synimeve të regjimit serb për destabilitet në rajon, dhe kërcënim direkt që i bëhet protestave masive antiqeveritare, si dhe indirekt ndaj shteteve fqinje, siç janë Republika e Kosovës dhe Kroacia.
E për ta përqeshur popullin e vet, që është ngritur kundër tij, presidenti i Serbisë tha të shtunën në mbrëmje se në protesta morën pjesë 237 veta, kurse paradën e përcollën 47 mijë njerëz. /Klankosova.tv
https://youtu.be/KYcus9rwVbE?si=2IzpP87YB4I4VDUG
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.