Në Zundert, një qytet i vogël në kufirin belg, mbahet çdo vit parada e famshme e luleve.
E njohur si parada më e madhe në botë e luleve, aty pjesëmarrës janë shumë konkurrentë për krijimin e një atmosfere të veçantë aq sa të jetë e mundur, përcjellë Klan Kosova.
Asnje temë nuk caktohet në këtë paradë, qëllimi kryesor është që konkurrentët të ju përmbahen dy parametrave: duhet të bëjnë struktura vetëm me lule DAHLIA, të cilat nuk duhet të jenë më të vogla se 10 apo 20 metra.
Kjo paradë e bukur kishte startuar në vitin 1936, për të vazhduar një traditë në kuadër të Holandës, duke përdorur një numër të paimagjinueshëm të luleve dahlias.
Konkurrentët krijojnë struktura gjigante dhe i zbukurojnë ato për një pamje mahnitëse për vizitorët duke shpresuar secili të fitoi çmimin e parë.
Më poshtë do të ju tregojmë disa nga strukturat gjigante të cilat janë krijuar në këtë paradë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.