Kompania Piramida të premten nuk e kreu asnjë shërbim funeral, edhe pse pati kërkesa.
Kjo kompani po e fajëson Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë që ia mori të drejtën e veprimtarisë.
BIK-u i kishte thënë pronarit të Kompanisë Piramida se vetëm ata ishin të autorizuar që t'i kryejnë shërbimet funerale.
Zyrtarët e komunës së Prishtinës kanë vendosur që nga 1 maji t’iu mbulojë shpenzimet e varrimit qytetarëve të saj.
Ata u shprehen se ky vendim nuk favorizon as kompanitë e as institucionet fetare për ta kryer këtë punë.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=fVHfo0XKppw
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.