Lajmet e fundit

Sylvinho do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares së Shqipërisë.
Të paktën kështu raporton "Panorama Sport".
Kjo gazetë bën të ditur se braziliani do të jetë në krye të shtabit teknik të "kuqezinjve" deri në fund të kualifikimeve për botërorin e 2026-tës.
Raportohet se zyrtarizimi do të bëhet orët në vazhdim, transmeton Klankosova.tv
50-vjeçari u ul në stolin e Shqipërisë në janar 2023 dhe arriti të kualifikojë ekipin në Kampionatin Evropian.
Ai pritet së shpejti t'i nisë përgatitjet për Ligën e Kombeve, që zhvillohen nga muaji shtator.
Pjesë e përbërjes së stafit teknik do të jenë edhe Pablo Zabaleta dhe Doriva.
Shqipëria në "EURO 2024" ishte në një grup mjaft të fortë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Kombëtarja shqiptare pati paraqitje dinjitoze.