Vullkani më aktiv në Itali ka eruptuar për të tretën ditë me radhë, duke mbuluar bjeshkën me llavë e cila prodhoi një spektakël.
Aktiviteti i vullkanit është kapur nga kamera e një droni, ku pamjet shfaqin llavën tek shkon poshtë bjeshkës me borë.
Sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik dhe Vullkanik erupsioni nuk paraqet rrezik.
Etna është vullkani më aktiv edhe në Evropë dhe aktivizohet disa herë në vit, por për 2017-ën është hera e parë që ka ndodhur, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=rznju2ivzfU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.