Lajmet e fundit

Futbollisti i Chelseat Cole Palmer, ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm.
Palmer u zgjodh lojtari më i mirë i muajit shtator nga tifozët e PFA, transmeton Klankosova.tv
Ai pati paraqitje të mira me Chelsean, ku shënoi pesë gola dhe një asist në katër ndeshjet e muajit të kaluar.
22-vjeçari, javën e kaluar morri edeh çmimin e futbollistit më të mirë në Angli, për sezonin 2023/24.
Lojtari i "Bluve të Londrës" është edhe një nga të nominuarit për Topin e Artë, cermonia e të cilit mbahet me 28 tetor.