I thonë pallat, por kushtet e një vendi mbretërorë nuk i ka.
Vapa e madhe që bënë brenda ambienteve të Gjykatës së Prishtinës e degëve të saj e poashtu në Prokuroritë që veprojnë këtu po ua vështërsojnë punën zyrtarëve të drejtësisë.
Temperaturat me raste po arrijnë deri në 36 gardë, njofton Klan Kosova.
Gjendje më e rëndë është në objekti A dhe D ku nga Inspektorati i Punës dhe Mbrotjes kanë konstatuar se në të gjitha hapësirat e inspektuara kushtet e punës jenë jashtë standardeve maksimale të lejuara sipas legjislacionit në fuqi.
Orari është shkurtuar disa seanca janë anuluar, megjithatë rastet urgjente po trajtohen.
Ndonëse inspektorati tha se deri hënën e 7 korrikut situate duhet të rregullohet, kjo nuk ndodhi. Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës megjithatë dhanë pak shpresë.
Ndonëse këta nuk treguan nëse munden e duan që të ndjekin ligjërisht Ministrisë së Punëve të Brendshme që nuk po ua plotëson kushtet elementare të punës, pasi vet janë institucion ku vendoset çka është e drejtë e çka jo.
https://www.youtube.com/watch?v=wR_2qiBWebA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.