Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit është mburrur, duke thënë se "Kosova paguan çmimin më të lirë në Evropë për rrymë".
7.76 cent është çmimi i kilovatit për orë, që është ngritur me ardhjen e Kurtit në pushtet, e që arrin në 13.29 cent, nëse kalohen 800kw, raporton Klan Kosova.
Ndërkaq duke qenë opozitar, ai dikur premtonte se do ta ulte koston që ishte edhe më e lirë se që është.
Madje ai kapej shpesh me institucionet përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike. Por në kohën sa ai drejton qeverinë, janë rritur edhe tarifat e energjisë.
Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=jVjLE72PEkU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.