Në ditën e 28 dhe të fundit të shkurtit u ekzekutuan pagat e sektorit publik.
Punonjësit e institucioneve të shtetit kësaj here prisnin që kuleta e tyre të trashet më shumë, bazuar me ligjin e ri të pagave. Por, disave iu ndodhi e kundërta sikurse profesorëve të Universiteti të Prishtinës, raporton Klan Kosova.
Valbon Bytyqi, profesor i asociuar në UP, thotë se pagën kësaj radhe e morri me 15-16% zbritje apo minus 186 euro krahasuar me rrogën e kaluare kur ligji i pagave nuk ishte në fuqi.
I njëjti tregon se të gjithë ata që mbajnë titullin profesor në UP pagën e kanë marr me zbritje, dhe se pakënaqësitë i kanë të mëdha sa i përket zvogëlimit të rrogës në këtë kohë inflacioni.
E, një tjetër profesor jo i UP-së por i atij në Gjakovë tregon se paga i doli e njëjtë dhe pa asnjë dallim.
Në anën tjetër edhe policia dhe zjarrfikësit janë të pakënaqur, sindikata e policëve tregon se shtesa e rrezikshmërisë nuk ju doli punonjësve të policisë, kurse tek zjarrfikësit është vërejtur laramani në paga jo konform me pozitat.
Konfuziteti është i pranishëm edhe tek mësimdhënësit e shkollave të mesme, sikurse puna e Bahrije Pllanës e cila shpjegon se nuk e kanë të qartë pagesën e përvojës së punës, atë të gradimit sipas kualifikimit. Profesoresha Pllana thotë se rrogën e kaluar e ka marr 535 euro kurse tani 590 euro, teksa nuk është e kënaqur me këtë rritje dhe as me koeficientin.
Edhe Sindikata e punonjësve të administratës publike gjatë ditë ka pranuar ankesa sa i përket pagave të reja. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/j2gvchawIKk
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.