Lajmet e fundit

Ish-mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka kërkuar nga Tottenhami ta ndalë Manchester Cityn në ndeshjen e tyre të parafundit, në mënyrë që ish-klubi i tij ta fitojë eventualisht titullin.
Dihet rivaliteti i përjetshëm midis lokalëve, Spurs dhe Arsenal, por sonte këta të fundit ymytin e kanë te fitorja apo barazimi eventual i rivalëve të tyre.
Përgjatë këtij rivaliteti, gjermani ka hedhur disa batuta në kurriz të Gjelave, por tani e do ndihmën e tyre.
“Për herë të parë sonte: HAJDE, SPURSA! Nëse Tottenhami nuk e humb këtë ndeshje, atëherë kurrë më nuk do t’i tall...ju premtoj!”, ka shkruar Ozili në Tëitter.