Ozempiku është një ilaç për të rriturit me diabet të Tipit 2 që së bashku me dietën dhe stërvitjen, mund të përmirësojnë sheqerin në gjak dhe zvogëlojnë rrezikun e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare si goditjet në tru, sulmin në zemër ose vdekjen.
Edhe pse jo e krijuar për humbje peshe, Ozempiku mund t'ju ndihmojë të humbni peshë, por sa e mirë është kjo alternativë për ne?
Përveç një plani ushqimor të shëndetshëm, një mënyrë jetese aktive do t'ju ndihmojë të mbani peshën tuaj.
Aktiviteti fizik i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun për shumë sëmundje kronike dhe të ndihmojë në mbajtjen e trupit tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.
Këto tema u mbuluan të gjitha nga doktoresha Rita Parashumti në intervistën e saj për programin e mëngjesit “Ora Shtatë”, video të cilën mund ta ndiqni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=jjmATEqRuuc
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.