Në samitin e liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve të tij, që u mbajt të enjten, nuk u fol për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor pa të drejtë të vetos së plotë.
Megjithatë, në të njëjtën ditë, këtë çështje e përmendi presidentja Vjosa Osmani në Berlin. Ajo i dha mbështetje të fortë këtij propozim-plani, raporton Klan Kosova.
Nga gjashtë republikat e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka as statusin e vendit kandidat.
Aplikimi për këtë është bërë në muajin dhjetor të vitit 2022.
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të mërkurën, pas takimit të “Procesit të Berlinit” të zhvilluar në Londër, se Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia i takojnë BE-së. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ugX8j7RFye8
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.