Të shtunën u mbajt festa e fundvitit për fëmijët e një institucioni parashkollor.
Pjesëmarrësit mund ta blinin biletën me një shumë aq sa dëshironin, e paratë e mbledhura u destinuan për të vegjlit që vuajnë nga leukemia dhe sëmundje të tjera kronike, e që mjekohen në QKUK, njofton Klan Kosova.
Prindërit e shohin këtë organizim edhe si mundësi ndërgjegjësimi për moshat e reja se të gjithë duhet trajtuar njëjtë. E fëmijët këtu patën mundësi të mësojnë për teknologjinë, të vizatojnë e ngjyrosin, por edhe të shijojnë ushqime nën tingujt e muzikës.
Ky organizim u mbajt në Klan Arena, e kjo e fundit e mbështeti duke e ofruar shfrytëzimin e hapësirave pa pagesë. Gjatë kësaj feste u mblodhën rreth 2,000 euro, derisa thirrja do të jetë e hapur edhe gjatë javës tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=S_6N1COtl0E
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.