Çdo vit në Kosovë mbahen rreth 30 festivale. Shumica e tyre janë ndërkombëtarë dhe kanë prurje nga jashtë vendit përherë.
E gjithë puna në përgatitjen e një festivali të tillë merr kohë.
Bile për edicionin e sivjetshëm të “Chopin Piano Fest” që u mbajt nga 9 maji e deri më 8 qershor, punët filluan qysh me të përfunduar edicioni i kaluar.
Është artisti që i ka agjentat për 3-4 vjet të aranzhuara dhe duhet me qenë e saktë kur ki me mbajt, përshkak të mungesë së sallës kemi pasiguri sepse nuk e dim a është e lirë,” thotë Besa Luzha, drejtoreshë organizative e "Chopin Piano Fest".
Luzha thotë që punët për ta bërë gati një ngjarje të tillë që sivjet u mbajt për të 12 vit zgjasin, e duhet përgatitur edhe pjesa e akomodimit të pjesëmarrësve.
Edhe organizimi i “Dam Festivalit” që në edicionin e 17 hapet më 24 qershor dhe mbledhë mbi 20 solistë po thuhet të mos jetë aspak i lehtë.
“Megjithatë ky pasioni i madh po bënë që ne të vazhdojmë tutje, dashuria e madhe që e kemi për profesionin dhe në të njëjtën kohë për tu dhënë mbështetje e solistëve” thotë Rreze Kryeziu, drejtoreshë e “Dam Festival”.
Të shtunën në Suharekë u mbajt karnavali ndërkombëtar, derisa javën që po mbetet prapa dy festivale, Sunny Hill dhe Beer Fest për shkaqe të ndryshme u hoqën për këtë vit nga kalendari kulturor.
https://www.youtube.com/watch?v=V0csn20VDqQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.