Ka më shumë se një vit e gjysmë që presidenti i Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E partneri i tij kryesor në Ballkan, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten paralajmëroi se shteti i tij mund të përballet me sanksione nga bota perëndimore nëse Beogradi nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, e nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, raporton Klan Kosova.
Kjo dyshe politikanësh janë ndër të ftuarit kryesorë në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, për një seri takimesh të thirra nga kryeministri Viktor Orban, me liderë nga Azia e perëndimi i Ballkanit.
Situata në Banjallukë, sipas shefit të diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto, do diskutohet me theks të veçantë.
Madje Szijjarto, shkoi aq lart duke thënë se Hungaria, që është anëtare e BE-së dhe e NATO-s, kundërshton fort ndërhyrjen dhe presionin që sipas tij po ushtrohet ndaj Dodikut nga Perëndimi.
Hungaria ka treguar shenja të forta të partneritetit me politikanët serbë, ndër vite. Ky vend, që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kundërshtoi anëtarësimin e republikës kosovare në Këshill të Evropës. Kurse vetë kryediplomati nga Budapesti, mori pjesë në tubimin e madh nacionalist të thirrur nga Vuçiqi, më 26 maj në Beograd.
https://www.youtube.com/watch?v=tTSWR8G5In8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.