Një riorganizim i stafit mjekësor në Klinikën e Onkologjisë, duket se dha efekt pozitiv.
Kështu pohon vet shefi i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, kur e vlerëson ndarjen e punës në dy ndërrime që nga gjysma e dhjetorit.
Në baza ditore rreth 200-220 pacientë marrin shërbime në këtë klinikë, prej tyre diku 140 për kimioterapi.
Pacientët shprehen të kënaqur me shërbimet e marra, anise thonë se vërehet ngarkesë e punës tek stafi infermieror.
Por, Kurtishi pranon se problem i madh mbetet mungesa e 8 deri në 10 infermierëve për gjithë këtë periudhë.
Derisa Klan Kosova mëson që ende teknikët e farmacisë nuk kanë filluar ta përgatisin terapinë për pacientët onkologjikë me arsyetimin që ende janë duke u trajnuar.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=lobGCQBd4lI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.