Në emisionin e sotëm “Ora e Pasdites”, temë diskutimi ishte se “Kush janë fytyrat vendore që po krijojnë podcast?”.
Moderatorja Gonxhe Gërxhaliu dhe gazetarja Delina Telaku, ishin dy mysafire nga shtëpia e Klan Kosovës, të cilat treguan për fillimet e tyre në “Podcast”, por edhe se si njerëzit e mirëpritën këtë lloj formati që po pushton botën mediale.
“Në ‘Lifestyle me Gonxhen’ kemi fol tema tabu, personazhe të njohur, si njërin nga fotografët më të njohur në vend, Artan Humolli”, u shpreh Gërxhaliu.
“Unë kam trajtuar shumë tema që ndërlidhen direkt me shëndetin mendor, dhe kjo ka pasur shumë ndikim, ngase dëgjuesit më pas më kanë shkruar se sa të nevojshme e kanë të dëgjojnë një bisedë të tillë”, tha autorja e “In Session” në Klan Kosova FM.
Historik të tillë me shikuesit ndau edhe Valon Canhasi. Ai tregoi se mysafirët e tij në episodet e podcastit “flasin gjëra personale, të cilat janë të nevojshme të tregohen haptazi, në mënyrë që t'i ndihmojmë tjetrit”.
“Një ndër pyetjet më të shpeshta që unë iu bëj të ftuarve të mi në ‘Herët’ është kjo: ‘Sa ju ka mbështetur familja?’”, u shpreh ai.
Po ashtu, përmes lidhje direkte nga Danimarka, në bisedë u inkuadrua edhe gazetarja Donika Gashi, e njohur tani më si autore e podcastit “TOK” në gazetën “Nacionale”.
Gashi tha se me ofertë të gazetës së lartpërmendur e ka ideuar podcastin e saj, në të cilën ka trajtuar tema të ndryshme me mysafirë të larmishëm, por jo vetëm kaq.
Përmes linkut të mëposhtëm ju mund të kuptoni edhe më shumë.
https://youtu.be/jU8JsqVfU0M
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.