Uniformën që më krenari e bartën në ditët e vështira, nuk e harruan as në liri.
Ushtarët e Brigadës 128-të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia mësynë Gorozhupit të Hasit të Prizrenit të shtunën, por jo për ta vazhduar operacionin Shigjeta që e kishin ndërrmarr fiks 26 vjet më parë kundër forcave serbe.
Këtu erdhën për ti nderuar 36 bashkëluftëtarët e tyre që u vranë prej nisjes së ‘’shigjetës’’ e deri në mbarim të luftës, e po ashtu për ta shënuar “Epopenë e Gorozhupit”.
Luftimet që u zhvilluan në Malet e Pashtrikut e të cilat kishin për qëllim rrëzimin e kufirit shqiptaro-shqiptar, sollën goxha humbje për forcat paramilitare serbe.
Një ushtar tjetër kujtoi porosinë që e morën nga komandanti i tyre.
Për familjarët e dëshmorëve që qenë goxha në numër kjo ditë shënon rikthim në kohë.
Manifestimi u mbajt nën patronatin e Komunës së Prizrenit.
E të pranishmit në mënyrë që të qëndrojnë deri në fund, bënë zgjidhje për t’i përballuar temperaturat e larta. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5foWNxK0pAI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.