Lajmet e fundit

Një objekt fluturues i paqartë është shfaqur pak para mesnatës në qytetin e Shkodrës.
Një banor i qytetit ka fiksuar disa sekonda me celular dhe ju më poshtë shikoni videon ku dallohet një objekt i rrumbullakët i shndritshëm që lëviz në një lartësi jo shumë të madhe. Filmimi u bë mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Rus” të qytetit Shkodër, raporton Noa. Ai thotë se objekti dallohej si të ishte një disk fluturues në flakë. Objekti qëndroi për rreth tre minuta derisa u zhduk. https://www.youtube.com/watch?v=W06Zzx2L-w0