Një 33-vjeçar nga Rhode Island, që peshon 360 kg u përjashtua nga klinika në të cilën ishte shtruar për të rënë në peshë. Cili ishte faji i tij? Ai porositi një picë në qendrën e rehabilitimit.
Steve Assanti,është kapur në flagrancë nga personeli në momentin që ishte duke shijuar picën e tij, 33-vjeçari u nxor jashtë klinikës sepse kishte thyer rregullat. Duket se Steve nuk ishte i bindur ndaj rregullave strikte të dhënë nga personeli i qendrës së rehabilitimit.
Përgjegjësitë i kaluan babait të Steve, i cili duke mos qenë në gjendje që ta transportonte për në banesë, e la në automjetin e tij përpara spitalit, ku i biri është i detyruar që të jetojë, transmeton albeu.com.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.