Dy adoleshentë në një shkollë në Zelandën e Re janë shtruar në spital pasi që performanca teatrale “Swenney Todd” nuk shkoi ashtu siç duhet.
Ky mjuzikëll tregon historinë e një berberi që i vret klientët e tij duke ia prerë kokën dhe më pas trupat e tyre i shet në një dyqan mishi, transmeton Klan Kosova.
Në momentin kur këta dy nxënës po e luanin skenën kur “duhej të prehet koka”, ndodhi incidenti meqë rast janë lënduar rëndë të dy protagonistët e këtij mjuzikëlli.
Policia është duke e hetuar rastin por kanë thënë se kjo është aksident. Të dy viktimat janë 16 vjeçar dhe vuajnë nga lëndime të rënda.
Drejtori i kësaj shkolle, Steve Cole, e ka komentuar këtë incident si “një gabim të pafat” dhe ka këmbëngulur se janë marrë masat e duhura për t’i mbrojtur nxënësit.
Skena e prerjes së fytit është luajtur shumë herë që nga janari mirëpo asnëherë nuk ka pasur asnjë incident.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.