30.09.2015 · përditësuar para 3935 dite1 min lexim
Tradita amerikane thotë se dhëndri nuk duhet ta shohë nusen me vello para ditës së dasmës.
Por çka në qoftë se fotografitë e gruas tënde në fustanin e nusërisë janë shpërndarë nëpër gjithë internetin?
Abby Kingston, nusja që do ta veshë në ditën e martesës fustanin e stërgjyshes së saj që është 120 vjet i vjetër, është bërë sensacion që kur dha një intervistë për një gazetë lokale të Pensilvanisë.
Për pak ditë revistat ndërkombëtare filluan ta kontaktonin për t’i kërkuar intervistë dhe njerëzit nga Kina e Tajvani e kontaktuan përmes rrjeteve sociale.
Por pavarësisht tërë kësaj vëmendjeje, ende është një person që nuk e ka parë – i fejuari i saj.
“Ai ende nuk ka lexuar e as nuk ka parë asgjë. Dëshiron që të jetë i befasuar kur të më shohë për herë të parë”, ka thënë Abby për Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Jeason Curtis, dhëndri 32 vjeçar, po kthehej nga një udhëtim punë nga Afrika e Jugut dhe nuk e kishte idenë se martesa e tij është bërë histori në internet.
“I thashë se duhet ta mbyllë llogarinë e tij në Facebook dhe që s’duhet t’i shohë mesazhet në telefon e as në Viber”, ka thënë ajo.
Kjo s’do të jetë e lehtë për Jeason Curtis pasi që do t’i duhet ta privojë veten nga rrjetet sociale deri me 17 tetor, kur edhe është caktuar dita e dasmës.
Në dasmën e saj, Kingston do tw vesh[ një fustan që më parë është veshur nga 11 nuse të tjera në 120 vjetët e fundit, transmeton Klan Kosova.
Ky fustan është trashëguar në familjen e saj me gjenerata.
Nusja e parë që e veshi këtë fustan ishte Mary Lowry Warren që u martua në vitin 1895.
Kurse e fundit ishte nëna e saj, Leslie Kingston, që u martua në vitin 1991.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.