Të gjithë kur janë të rinj mendojnë se kur mund të jenë të gatshëm për të krijuar familje, sidomos kjo ndodhë me vajzat.
Shkencëtarët holandez kanë konstatuar përmes një zbulimi edhe kohën në të cilën ju mund filloni të keni fëmijë dhe numrin e tyre se sa do të keni. Kjo vlen për femrat të cilat dëshirojnë që ta realizojnë ëndrrën e tyre për tu bërë nëna.
Nëse dëshironi që të keni tre fëmijë, shtatzëninë e parë duhet ta keni në moshën 23 vjeçare.
Por nëse tre ju duken shumë, për t’i pasur dy fëmijë duhet që filloni në moshën 27 vjeçare, kurse ata që dëshirojnë të kenë vetëm një fëmijë, mosha 32 vjeçare është ideale.
Ky ekip i shkencëtarëve të dhënat i kanë të bazuara në 58.000 gra të cilat kanë marrë pjesë në studimin e tyre dhe përcaktimin e moshës së duhur të fertilitetit, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.