Lajmet e fundit

Në pesë ndeshjet që u mbajtën sot në Supërligën e Kosovës në kuadër të xhiros së 32-të, katër prej tyre dolën fitues.
Ballkani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3:0, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu edhe Llapi gjunjëzoi Feronikelin 74 me rezultat 3:2 edhe pse ishte një ndeshje e ashpër mes të dyjave.
Ndërkaq Malisheva me Gjilanin u ndanë me rezultat të barabartë 0:0.
Me rezultat 3:1 fitoi Drita kundrejt Fushë Kosovës.
Ndërkaq Liria u mund nga Prishtina me rezultat 0:1.
E si duket ditën e diel, numri 3 ishte numër me fat për skuadrat e Kosovës.