Një i pastrehë në rrugën e famshme në “Greenwich Village” në New York prej 13 vitesh nuk ka prerë flokët. Delfine Vizearra nuk ka shtëpi banimi, ndërsa flokët e tij të gjata shkojnë deri tek kyçi i këmbëve.
Vizearra nuk ka prerë flokët që nga mandati i parë i kryebashkiakut Michael Bloomberg në vitin 2002 dhe deri më sot flokët e endacakut kanë pamjet e një litari detar me të cilën ankorohen tragetet.
Stilisti i njohur Rebecca Sarraga tha për tabloidin britanik “Daili mail” se “flokët rriten gjysmë inçi në muaj dhe me këtë mesatare ky person për dy vjet flokët e tij do të jenë deri në fund të këmbëve”.
“Unë gatuaj mëngjesin, bëj kafe sepse kam një kuzhinë të vogël ku gatuaj me gaz” – tha Delfine Vizearra.
Delfine Vizearra rri pranë supermarketi “Williams” ndërsa banorët në atë zonë thonë se gjatë ditës mbledh 35-40 dollarë./ Shqiptarja
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.