Nottingham Forest arriti fitoren më të madhe në historinë e klubit në Premier League duke mposhtur Brightonin me rezultat 7-0 falë një hattrick-u të Chris Wood, shkruan Klankosova.tv
Për Nottingham Forest, Lewis Dunk shënoi autogol, Morgan Gibbs-White, Neco Williams dhe Jota Silva realizuan nga një gol, me yllin absolut të ndeshjes Chris Wood, i cili shënoi hat-trickun e tretë të karrierës së tij në Premier League
Pas kësaj fitoreje, djemtë e Nuno Espirito Santo qëndrojnë në vendin e tretë, me 47 pikë, njëjtë si Arsenali, ndonëse me një ndeshje më shumë.