Një djalë pesëvjeçar, po njihet në mbarë botën për shkak të superfuqive të tij magnetike.
Erman Delic, i cili vjen nga Malesici afër Graçanicës në Bosnjë dhe Hercegovinë, është përshkruar nga mjekët si krejtësisht i shëndetshëm, pavarësisht të qënit një njeri magnetik, njofton Klan Kosova.
Familja e tij kanë regjistruar pamjet dhe publikuar ato në internet, derisa kanë marrë dhenë duke arritur kështu mijëra shikime.
Erman Delic, së fundi ka dëshmuar superfuqinë e tij, duke mbajtur të mbërthyer në trup tre lugë, 13 monedha dhe një pirun.
Pesëvjeçari, raportohet se zbuloi befasinë e tij të çuditshme duke shikuar një shfaqje televizive, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=BgZ5Nq72HGU
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.