Dy të moshuar nga kina, kanë jetuar dhe i kanë rritur fëmijët e tyre në një shpellë për 54 vjet.
81 vjeçari Liang Zifu dhe gruaja e tij 77 vjaçare Li Suting, kishin filluar të jetonin në afërsi të shpellës së tyre Nanchong në jug-perëndim të Kinës, pasi që ata s’mund ta përballonin të blinin një shtëpi, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Tani ata kanë krijuar tri dhoma të gjumit, një kuzhinë dhe një dhomë të ndejës brenda në shpellë.
Liang e kishte gjetur shpellën tri vjet pasi ata ishin martuar dhe më pas ishin vendosur aty. Ata dikur në këtë shpellë, jetonin edhe me tri familje të tjera.
Çifti po ashtu kanë tani edhe elektricitetin në këtë shpellë.
Autoritetet kineze i kanë ofruar këtij çifti një shtëpi tjetër, mirëpo ata kanë refuzuar të largohen duke thënë se ishin shumë rehat aty.
Fëmijët e çiftit që janë rritur në shpellë, tani janë martuar dhe kanë familjet e tyre, po nuk kanë dashur të qëndrojnë në shpellë me prindërit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.