Neil Douglas është tronditur kur është ulur pranë “kopjes” së tij në fluturimin me aeroplan nga Stansted për në Galway.
Njeriu me mjekër të kuqërremë dhe binjaku i tij i panjohur – një londinez misterioz – e vunë re ngjashmërinë mes tyre menjëherë, transmeton Klan Kosova.
Të lumtur që e kanë gjetur njëri tjetrin, dyshja e bënë një fotografi selfie duke buzëqeshur, e cila është postuar në rrjetet sociale nga Lee Beattie – një shoqe e gruas së Neil.
Ajo shkroi: “Njeriu në të djathtë është bashkëshorti i shoqes sime, ndërsa ai në të majtë është një i huaj, të cilin ai e takoi mbrëmë në aeroplan!”.
Më vonë ajo shtoi: “Nuk mund të ndaloj së shikuari këtë fotografi. Ata janë aq të njejtë”.
Me flokë të ngjyrës së njejtë dhe tiparet e fytyrës po ashtu, burrat mund të cilësoheshin si binjakë identikë. Por ata nuk kanë asnjë lidhje familjare mes vete – dhe kjo i ka çuditur të gjithë.
Fotografia e cila është postuar në Twitter para pak orësh, është shpërndarë afro 2.000 herë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.