Një burrë e ka realizuar ëndrrën e shokut të tij daltonit, duke i dhuruar një palë syze, të cilat ia lejojnë atij që të shohë shumë ngjyra për herë të parë në jetën e tij.
Brant Estes i ka dhuruar shokut të tij një palë syze korrektuese të ngjyrave të quajtura Enchroma.
Në momentin që ai i vë syzet emocionohet dhe fillon ta shohë botën me shumë ngjyra.
Gazeta britanike Telegraph, ka zhvilluar një bisedë me Estes i cili është amerikan, i cili thotë se ka vendosur t’ia dhurojë mikut të tij ato syze, pasi kishte parë një video ku një djalë daltonit që kishte përdorur po të njëjtat pajisje, i sheh për herë të parë ngjyrat në botën që e rrethojnë, transmeton Klan Kosova.
Ai ishte inspiruar nga reagimi i atij djalit dhe kishte vendosur që t’i plinte shokut të tij syzet që kushtojnë 350 dollarë si dhuratë ditëlindjeje.
Pasi daltonisti, miku i Brant Estes i vë syzet për herë të parë emocionohet shumë kur e sheh vajzën e tij e cila flokët i ka ngjyrë vjollce.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.