Të martën në mbrëmje, akrobati më i famshëm në botë që ecën në tela, Nik Wallenda, e ka përfunduar me sukses ecjen e tij më të gjatë ndonjëherë në Wisconsin State Fair.
Çdo kush që ishte i pranishëm, po e priste momentin kur ai do rrëzohej, mirëpo ky moment nuk erdhi asnjë herë.
Kjo sepse Wallenda, e kaloi këtë rrugë, edhe pse për shumicën ishte e pabesueshme.
“Isha shumë i sigurt që ai do të vdiste”, është shprehur një i pranishëm.
Wallenda është shprehur se nëse ecën mbi tela, pjesa më e vështirë është të bësh hapin e parë, sepse sipas tij ecja në tela të ndryshëm, ka nevojë për teknikë tjetër.
Pas 40 minuta të ecjes, Wallenda u tregoi të gjithëve se ai mund të i'a dilte.
https://www.youtube.com/watch?v=5Qa5BHWZ_dI
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.