Lajmet e fundit

Marrëdhënia e tyre është, shpjegon ai, "e komplikuar", transmeton Klan Kosova.
Më pas dokumentari vazhdon në Florida për të takuar familjen Welde dhe 13 arinjtë e tyre ngjyrë kafe.
Johnny gjithashtu punon me arinjtë në filmat e Hollivudit.
"Ne nuk besojmë se është mizore për të mbajtur këta arinj në robëri" ka thënë gruaja e kësaj familje, transmeton Klan Kosova.
Ajo thotë se ata shpresojnë të përdorin stilin e jetesës së tyre me arinj për të edukuar të tjerët rreth arinjve ngjyrë kafe.
Ndërkohë, në Abbotsford, Marc ka një ari të ri të murrmë dhe aktor-në-trajnim që quhet Billy, i cili pëlqen që të bashkëveprojë me njerëz.
Së fundi, në Melrose Florida, Carl Bovard zotëron dhe drejton Single Vision që është një strehë dedikuar kafshëve që vepron në kopshtin e tij të shtëpisë.
Së bashku me dy arinjtë e tij, Honey dhe Bruiser ai ka gjashtë tigra, dy luanë dhe aligatorë.
Carl gjithashtu thotë se ai është duke edukuar dhe frymëzuar njerëzit për përkujdesjen ndaj kafshëve duke i lejuar ata të shohin kafshët më nga afër.
Dokumentari mbaron aty ku edhe fillon - me Markun dhe Aggy në pishinë së bashku. Marc besohet të jetë i vetmi njeri në botë i cili është duke bashkëjetuar me një ari polar.