Artisti rus, Nikita Gusev, ka realizuar një skultpurë të Presidentit rus Vladimir Putin – të bërë të tërin nga çokollata.
Këtë gjë e ka bërë për shkak të Festivalit të Çokollatës që do të fillojë të shtunën në Shën Petersburg, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që Gusev realizon një skulpturë prej çokollate, ai më parë e ka realizuar edhe Joseph Stalin si dhe portretin e pop ikonës Michael Jackson.
Ai shprehet se Putini ka personalitetin perfekt që të personifikohet në një statujë prej çokollate.
“Në njërën anë çokollata mund të jetë e butë kurse në anën tjetër mund të jetë e fortë”.
“Është shumë fleksibile dhe mund të formojë çfarëdo forme”.
“Mendoj që çokollata është produkti i vetëm që i shkon për shtati Putinit, sepse ai është njëlloj sikurse çokollata, sepse në disa situata mund të jetë i butë e në disa të tjera i fortë”, është shprehur Gusev.
Për ta realizuar “Putinin” janë përdorur rreth 70 kilogramë çokollatë, dhe kjo statujë nuk guxon të preket e as të tentohet që të shijohet.
Natyrisht kjo rregullore nuk vlen për Putinin, sepse vetëm Presidenti rus është i lejohet që ta hajë statujën e tij prej çokollate.
https://www.youtube.com/watch?v=zHwsNS6vsP4
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.