09.07.2015 · përditësuar para 4019 dite1 min lexim
Brian Cox ka shpenzuar 4 vite kohë që të ndërtojë një kishë të tërë nga gjelbërimi.
Ai e ka ndërtuar atë në oborrin e tij derisa ka zgjedhur me kujdes lloje të ndryshme të drunjve me madhësi dhe forma të ndryshme.
Cox është shprehur se pasi zotëron një kompani të kopshtarisë e ka pasur më të lehtë gjetjen e drunjve dhe paisjeve për t’i krijuar format e një kishe, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se është inspiruar nga udhëtimet e tij rreth botës.
“Një ditë dola nga dera e shtëpisë sime dhe thjesht mendova se kam një nevojë për një kishë në oborrin tim. E pastrova hapësirën dhe krijova një konstrukt metali të formës së kishës bazuar në studimet që kam bërë rreth kishave gjatë shumë viteve udhëtim nëpër botë” përfundoi ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.