Artistja Sonia Singh e acaruar nga pamja e kukullave e ka filluar një mision për transforimimin e tyre, në përfaqësimin e dukjes natyrale të vajzave.
Me qendër në Hobart të Tasmanisë, Singh shpesh merr kukulla Bratz dhe Barbie dhe ndryshon pamjen e tyre duke hequr grimin, duke zvogëluar madhësinë e buzëve dhe të syve dhe duke krijuar veshje të reja modeste.
Së bashku me nënën e saj që qep dhe thur veshjet e kukullave, ajo i bën këto kukulla të modës më të afërta dhe më me këmbë në tokë. Qëllimi është t'u ofrohen fëmijëve kukulla që shkëputen nga magjepsja.
Artistja u frymëzua për projektin nga rrënjët e saj modeste.
“Motrat e mia dhe unë u rritëm duke luajtur me kukulla të dorës së dytë dhe lodra të bëra vetë në mjedisin e bukur natyror të Tasmanisë”, shkroi ajo. "Më pëlqen kënaqësia e riparimit dhe ripërdorimit të sendeve të hedhura për t'u dhënë atyre një gjallëri të re", ka thënë Singh, shkruan Bright Side, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.