Nita Uka, është vajza shqiptare që ka lindur dhe është rritur jashtë Kosovës, por që me fanatizëm ruan traditat e vendit të saj.
Ajo, në emisionin “Sol Summer” tha se vjen shumë shpesh në Kosovë, megjithëse thotë se nuk i mjaftojnë vizitat e shpeshta, transmeton Klankosova.tv.
Nita në emision u shfaq me veshje tradicionale, derisa shton se këto veshje ka dëshirë t’i vesh edhe në vendin ku jeton.
“Unë kam dëshirë t’i vesh veshjet tradicionale të të gjitha anëve të Kosovës, dhe mendoj që këto veshje iu shkojnë të gjitha vajzave shqiptare”, u shpreh Nita.
https://www.youtube.com/watch?v=ViUHXR8al1E
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.