Ka shumë lajme për zgjedhjet që mbahen pas dy muaj e gjysmë, por shumica janë të pasakta.
Platforma për verifikimin e fakteve Hibrid.info, i prezantoi disa këtë të premte, duke bërë me dije se cila është kategoria më e shpeshtë e tyre, raporton Klan Kosova.
Sipas hulumtuesit të fakteve në Hibrid, Festim Rizanaj, "lajmi i rremë" ka qenë kategoria e keqinformimit që ka dominuar në muajin tetor.
Në bazë të analizës, del se është një aplikacion, ai që përdorët më së shumti për të keqinformuar publikun. Bëhet fjalë për TikTok-un.
Por, se kush po i bën këto lajme të rreme, nuk dihet - veçse dihet krahu politik.
Çdo muaj nga kjo platformë publikohen raporte për gjendjen e çrregullimit informativ.
Kronikë e përgatitur nga Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=SDA295QKK50
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.