Sonte nis festivali "Chopin Piano Fest" në Prishtinë.
Ky festival sivjet organizon edicionin e tij të tetë ku për thelb ka muzikën nga instrumenti i pianos.
Ndërkohë, edicioni i sivjetëm organizohet edhe për nder të shënimit të ditëlindjes së 200 të kompozitorit Frederik Shopen.
Hapja e gjithë festivalit bëhet sonte duke filluar nga ora 20:00 dhe do të mbahet në ambientet e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.
Hapja e tij do të bëhet me tingujt muzikor të pianistit kroat Aliosha Koriniq.
Festivali do t’i argëtoj të gjithë dashamirët e artit muzikor për 13 net radhazi ku do të përformojnë pianist ndërkombëtar dhe vendor.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.