Instituti Albanologjik në Prishtinë organizon tryezën shkencore “Adem Zejnullahu, 80-vjetori i lindjes”.
Tryeza do të organizohet në shenjë të nderimit të kontributit shkencor të profesor Adem Zejnullahut në fushë të albanologjisë, përkatësisht folkloristikës. Dr. Zejnullahu është njëri nga ish-punonjësit e përkushtuar në fushën e studimeve dhe mbledhjes së folklorit burimor shqiptar. Kjo tryezë organizohet në shenjë të një mirënjohjeje kulturore dhe intelektuale për punën dhe përkushtimin e tij profesional.

Në këtë aktivitet me një fjalë rasti dhe hapëse do të paraqitet Dr. Arbnora Dushi, shefe e Degës së Folklorit-IAP, ndërsa pjesë e panelit do të jenë Dr. Hysen Matoshi, Dr. Sabile Keçmezi Basha dhe Dr. Faik Shkodra, të cilët do të flasin për veprimtarinë shkencore dhe krijuese të z. Adem Zejnullahu.
Ky aktivitet do të mbahet sot ora 11:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.