Platforma e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic, në të cilën parashihet që Kosova të fitojë një llojë autonomie, me më pak kompetenca se në vitin 1974, e ka vënë në siklet kryeministrin e këtij vendi, Aleksandar Vucic.
Përmbajtja e këtij dokumenti e detyroi Kryeministrin Vucic të japë sinjale se ideja e shefit të shtetit të tij mund të jetë e pazbatueshme, transmeton Klan Kosova.
Vucic është i bindur se Bashkimi Europian nuk do të pranojë ndërprerjen e dialogut me Prishtinën.
Për këtë shkak, shefi i qeverisë frikësohet se platforma e presidentit do ta ngushtojë pozicionin e Serbisë deri në atë masë sa nuk mund të vazhdojnë bisedimet serioze me shqiptarët.
Sipas tij, veriu i Kosovës dhe komunat tjera me shumicë serbe do të mbeteshin në kuadër të kushtetutës së Serbisë, ndërkaq pjesa tjetër e vendit të ketë autonomi.
Storie nga Zija Miftari.
https://www.youtube.com/watch?v=jGoCX0Dk93o
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.